Hill: Sanksionimi i Vulinit nuk nënkupton marrëdhënie më të këqija Serbi-SHBA

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ambasadori amerikan në Serbi Christopher Hill tha më 13 korrik se SHBA nuk dëshiron të ketë ndonjë marrëdhënie me shefin e Agjencisë për Siguri dhe Informacion i Serbisë (BIA), Aleksandër Vulin, por se sanksionet e vendosura ndaj tij si individ nuk nënkuptojnë marrëdhënie më të këqija me Serbinë.

“SHBA studioi me kujdes Vulin dhe aktivitetet e tij dhe arriti në përfundimin se ai nuk është dikush që duam në Amerikë. Në këtë mënyrë, sanksionet janë një mënyrë për të mbrojtur SHBA-në”, u tha ai gazetarëve gjatë një turneu në zonën arkeologjike Belo Bërdo.

Më 11 korrik, Zyra për Kontrollin e Aseteve të Huaja në Departamentin amerikan të Thesarit vendosi në listën e sanksioneve drejtorin e Agjencisë për Siguri dhe Informacion të Serbisë, Aleksandar Vulin.

- Advertisement -

Sipas Thesarit, Vulin është përfshirë në afera korruptive për “të shtyrë përpara agjendat e tij politike dhe interesat e tij personale në kurriz të paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”.

Më 13 korrik, ambasadori Hill tha se mendon që Serbia është në rrugën e duhur dhe se marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Serbisë janë të mira, dhe po përmirësohen.

Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU! 

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

“Beleri do dënohet me burg”, Arian Çani: S’ka për t’u betuar kurrë

Gazetari Arian Çani tha se ajo që do të ndodhë me kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës është politike. Ai u shpreh në një intervistë...

Turqia nis hetimet kundër 19 kompanive farmaceutike

Turqia ka nisur një hetim ndaj 19 kompanive farmaceutike për të përcaktuar nëse ato kanë shkelur ligjin e konkurrencës, thanë autoritetet turke në një...

Arian Çani paralajmëron skenarin: Do ta shihni çfarë do të ndodhë

Gazetari Arjan Çani tha në emisionin Now në Euronews Albania se Edi Rama nuk ka interes të hyjë në BE. Sipas tij, kërkesan ndaj Belerit...

TË FUNDIT

Vritet me dy plumba në kokë shqiptari në Greqi (Emri)

Thimi Roland Droboniku alias Thimi Roland Prifti është qëlluar me dy plumba në kokë mbrëmjen e së enjtes në Greqi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur...

Zyrtari i PD: Ku gaboi Greqia me çështjen e Belerit

Kreu i FRPD, Besard Xhaferri tha në “Now me Erla Mëhillin” se në çështjen Beleri ka ndërhyrje politike, pasi betimi i tij duhet të...

Sondazh

A mendoni se Serbia mund të provokojë sërish konflikt në Kosovë?
×