English

Historianët ngrenë alarmin: “Historia e Holokaustit po rishkruhet”

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në vitin 2011, një historian polak i quajtur Jan Grabowski, botoi një histori “shpërthyese” për veprimet e qytetarëve polak gjatë Holokaustit. Ai iu referua komunitetit të Dabroua Tarnouskas, aty ku hebrenjtë e Polonisë, u vunë në gjueti nga fqinjët e tyre dhe më pas vriteshin.

- Advertisement -

Libri në fjalë bëri bujë në Poloni dhe pothuajse një dekadë më pas, Grabowski, një profesor historie në Universitetin e Otavës, vazhdon endet nëpër sallat e gjyqeve.

Në vitin 2018, ai paditi Lidhjen Polake kundër Shpifjes për shpifje, pasi e akuzuan se kishte ekzagjeruar shifrat e hebrenjve të vrarë nga polakët gjatë pushtimit nazist. 

Në mars të 2018-s, Polonia miratoi një ligj që dënonte këdo që hidhte akuza për krime lufte të kryera nga nazistët mbi kombin polak, veçanërisht përdorimin e termit “kampet e vdekjes polake”.  

Për një historian si Grabowski, përpjekjet për të rishkruar se çfarë ka ngjarë gjatë Luftës së Dytë Botërore , pra “shtrembërimi i Holokaustit” është edhe më i rrezikshëm se vetë mohimi i tij.

Sipas Grabowski, polakët kanë vrarë, spiunuar dhe dorëzuar nazistëve – rreth 200 mijë persona. Ndërsa, Yad Vashem, qendra kërkimore e Holokaustit me qendër në Jeruzalem, flet për shifra midis 130 mijë dhe 180 mijë personave. Të gjitha këto shifra, janë sigurisht, vlerësime të përafërta.

Kujt i përket faji?

Për shumë kombe, pyetja se kujt i përket faji, është një kafshatë që nuk kapërdihet aq lehtë. Pas 1945, pjesa më e madhe e Europës Lindore u bë pjesë e Bashkimit Sovjetik, i cili e dekurajonte retorikën se gjenocidit nazist ishte vetëm një tragjedi e hebrenjve. Vetëm më rënien e Murit të Berlinit, historianët nisin të flasin hapur për shkallën e vërtetë të mizorive që ndodhën në Europën Lindore.

Vetëm në 2004-n Rumania pranoi që ushtarët e saj ishin të përfshirë në dëbimin dhe vrasjen e hebrenjve – nën mbikëqyrjen e nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Tragjedia e tmerrshme e Holokaustit u bë e mundur vetëm për shkak të bashkëpunimit të institucioneve më të larta shtetërore – shërbimet sekrete, ushtria, policia etj,” tha atëherë presidenti Ion Iliescu.

Ishte viti 2014 përpara se qeveria hungareze – nëpërmjet ambasadorit të saj në OKB – të merrte përgjegjësi për deportimet në masë të hebrenjve në kampet e vdekjes në 1944, nga oficerët hungarezë nën mbikëqyrjen e nazistëve.

Shtete të tjera, si Polonia dhe Lituania, ku 95 për qind e komunitetit prej 250 mijë hebrenjsh u shuan gjatë Holokaustit – kanë ngurruar të flasin për të.

Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, tha këtë javë në revistën “Politico” se polakët krijuan organizata të fshehta për të ndihmuar hebrenjtë dhe shumë humbën jetën pasi e bënë këtë. “Përpjekjet e reja për ta njollosur Poloninë si krimineli, e jo si viktima, nuk mund të tolerohen”, tha ai.

Në Lituani, një deputet i partisë në pushtet shpalli muajin e shkuar se ishin duke përpiluar një projektligj që do të deklarojë se as qeveria e Lituanisë e as qytetarët e saj nuk janë të përfshirë në Holokaust.

Adolfas Ramanauskas-Vanagas i Lituanisë, i cili luftoi sovjetikët nga 1945 deri në ekzekutimin e tij në 1952, është cilësuar si heroi kombëtar nga qeveria aktuale, por Qendra “Simon Wiesenthal” thotë se ai ishte kreu i një bande vigjilentësh që persekutonte hebrenjtë.

Përkujtohet Holokausti, 41 krerë shtetesh në Izrael, mes tyre dhe Presidenti Meta

BE-ja dënon përpjekjet e Putin për “të rishkruar” historinë sesi nisi Lufta e Dytë Botërore

Presidenti polak vendos të bojkotojë memorialin e Holokaustit në Izrael

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×