English

Historia e taksës ndaj mallrave serbe dhe veprimet taktike të Albin Kurtit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Tarifa ndaj mallrave të importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina është vendosur fillimisht vetëm 10% më 6 nëntor 2018 nga qeveria e udhëhequr nga ish-Kryeministri, Ramush Haradinaj. Kjo masë u mor si përgjigje ndaj qasjes së Serbisë karshi Kosovës dhe fushatës ndërkombëtare të ndërmarrë kundër njohjeve për pavarësinë e saj.

- Advertisement -

Më 21 Nëntor të atij viti, qeveria e Kosovës ashpërsoi vendimin duke e rritur tarifën në 100%, vetëm një ditë pasi Kosova dështoi të sigurojë dy të tretat e votave për anëtarësim në INTERPOL. Për këtë dështim të diplomacisë kosovare, u fajësua lobimi kundër nga ana serbe.

Vendimi për rritjen e taksës u kundërshtua ashpër nga institucione të rëndësishme ndërkombëtare, përfaqësues të të cilëve ushtruan një presion të madh ndaj Haradinajt, por ai nuk ndërroi qëndrim. Haradinaj arsyetohej që Serbia dhe Bosnja e Hercegovina nuk e kanë respektuar CEFTA-n, duke vendosur barriera të mëdha për mallrat nga Kosova.

Ish-Kryeministri Haradinaj dha dorëheqje më 19 korrik, 2019, pasi u ftua të intervistohej nga zyra e Prokurorit Special në Hagë, që pritet të gjykojë për krime lufte ish- udhëheqës e luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sidoqoftë vendimi për dorëheqje u vlerësua se kishte të bënte edhe me presionin për heqjen e taksës.

Kryeministri aktual, Albin Kurti në zgjedhjet e 6 tetorit e kishte premtuar zëvendësimin e menjëhershëm të taksës me reciprocitet, për çka edhe vazhdoi presioni ndërkombëtar dhe i liderëve politikë në vend.

I gjendur përballë këtij presioni, Kurti dje propozoi heqje të pjesshme të taksës, dhe kushtëzime për Serbinë, Bashkimin Evropian dhe SHBA-në me afate të paracaktuara kohore. Ky propozim hyn në fuqi vetëm nëse votohet nga qeveria, por që një gjë e tillë duket e komplikuar, pasi partneri qeveritar i Kurtit, LDK, nuk është dakord në parim.

Pas vendimit të Albin Kurtit për të hequr pjesërisht tarifën ndaj produkteve të lëndës së parë ka reaguar edhe paraardhësi i tij Ramush Haradinaj. Me një shënim në “Facebook”, ish-kryeministri tha se veprimi i Kurtit për të hequr taksën tregon një dorëzim të tij para Serbisë.

“Sonte Albin Mashtruesi u dorëzua para Serbisë. Ky është fillimi i kthimit të Serbisë dhe Rusisë në Kosovë. Albin Mashtruesi nga sot je përgjegjës për ripushtimin ekonomik të Kosovës nga Serbia. Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj!”, shkroi ai.

Lexoni gjithashtu:

Albin Kurti heq pjesërisht dhe me kushte taksën ndaj mallrave serbe: BE të liberalizojë vizat për Kosovën

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?