English

Historia e të infektuarve me coronavirus, djali 28-vjeçar infektoi babanë 54-vjeçar, të dy banues në Tiranë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Dy rastet e para të virusit COVID-19 kanë mbërritur edhe në Shqipëri. Bëhet fjalë për dy banorë të Tiranës, një djalë të moshës 28-vjeçare dhe babanë e tij 54-vjeçar. Djali ka udhëtuar në datën 26 shkurt nga Firence nëpërmjet rrugës tokësore me makinë dhe ka mbërritur në pikën e Murriqanit. Më pas, ai ka infektuar të atin e tij. 28-vjeçari nuk është zbuluar në pikën doganore, por mësohet se dy pacientët kanë shkuar në një spital privat sapo kanë ndjerë simptomat e para të virusit, por kanë ikur prej andej pa përgjigje.

- Advertisement -

Pasi gjendja është rënduar dhe virusi ka vijuar, dy të prekurit kanë telefonuar urgjencën dhe kur janë konfirmuar si mbartës virusit janë dërguar menjëherë në urgjencën e infektimit në dhomat e izolimit. Babë e bir, banues në Tiranë zotërojnë një biznes të një bar-kafeneje në zonën e “Zogut të Zi”. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, dy pacientët mësohet se janë në gjendje të mirë klinike dhe nuk ndodhen në rrezik për jetën.

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino theksoi se janë marrë mostrat e të gjithë qytetarëve, të cilët kanë pasur kontakte me personat e infektuar.

“Janë gjurmuar 8 kontakte të ngushta që mbrëmë në darkë. Menjëherë pas daljes së ekzaminimeve janë marrë mostrat, që janë në proces. Sot janë gjurmuar rreth 24 kontakte, që janë vetëkarantinuar dhe nga ana tjetër po iu merren mostrat përkatëse dhe janë këshilluar. Kemi gjurmuar jo vetëm kontaktet e ngushta, por edhe ato më të largëta. Jemi në fazën që të kufizojmë sa të mundemi përhapjen e sëmundjes dhe për këtë është shumë e rëndësishme bashkëpunimi me qytetarët. Pacientët janë treguar shumë korrekt në lidhje me identifikimin e kontakteve. Janë gjurmuar në Tiranë të gjitha kontaktet e mundshme”, tha Bino.

Mund të lexoni gjithashtu:

OBSH: Tashmë, jemi fare pranë pandemisë nga coronavirusi

Spitali Infektiv kthehet në karantinë. Shembet muri për të krijuar hyrje të re në QSUT

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?