English

Historike në Preshevë, partitë shqiptare do të garojnë si një subjekt i vetëm në zgjedhje

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Historike në Preshevë, partitë shqiptare do të garojnë si një subjekt i vetëm në zgjedhje

- Advertisement -

Partitë politike shqiptare në Luginën e Preshevës, për herë të parë do të garojnë bashkë në zgjedhjet parlamentare në Serbi si “Alternativa Demokratike Shqiptare- Lugina e Bashkuar”. Përfaqësuesit politikë të Luginës u pritën të enjten nga ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, i cili tha se kjo listë bazohet në parime të qarta programore.

Cakaj shtoi se kjo listë do të ketë në fokus ngritjen e shqetësimeve me të cilat përballen shqiptarët e Luginës përfshi arsimin në shqip, përdorimin e lirë të simboleve kombëtare dhe rritjen e përfaqësimit në institucionet shtetërore.

“Një super lajm për shqiptarët kudo që ndodhen. Krerët e partive politike të Luginës së Preshevës kanë vendosur të bashkohen në një listë të vetme në zgjedhjet parlamentare. Ky bashkim do t’i shërbejë jo vetëm fuqizimit të Luginës së Preshevës, por edhe rritjes së frymëzimit kombëtar të shqiptarëve në përgjithësi.

Partitë nënshkruese të kësaj marrëveshje sot kanë dhënë shembullin më të vyer të tejkalimit të dallimeve të brendshme në funksion të Luginës së Preshevës dhe interesave kombëtare.

Urime të gjithëve, përqafime Luginës së Preshevës dhe shihemi së shpejti”- shkruan ministri z.Gent Cakaj

Ndërkohë kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa ka thënë se edhe pse partia që drejton figuron në këtë liste, kjo ka ndodhur pa prezencën dhe konfirmimin e saj. Ai theksoi se nuk do të marrin pjesë në zgjedhje të cilat i quan të manipuluara e të programuara për mbushje të kutive të votimit.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?