Sipas një deklarate të ministrit të shëndetësisë, Holanda ka kërkuar rikthimin mbrapsht të qindra mijëra maskave mbrojtëse të importuara nga Kina, pasi u vërtetua se ishin difektoze.
Kina i dha autoriteteve holandeze 1.3 milionë maska mbrojtëse më 21 mars, ku disa prej tyre shkuan për punonjësit e shëndetësisë në luftën kundër përhapjes së virusit vdekjeprurës COVID-19.
Por Ministria e Shëndetësisë, “pas disa inspektimeve mbi cilësinë e maskave, vërtetoi se dërgesa nga Kina nuk i plotësonte standardet e kërkuara”, thuhej në deklaratën për Euronews.
“Një test i dytë gjithashtu vërtetoi se këto maska nuk i plotësonin standarded e cilësisë. është vendosur se që tani e tutje do të ndalohet përdorimi i të gjithë dërgesës”.
Këto maska kishin një certifikatë ku thuhej se mund të filtronin mbi 95 për qind të grimcave.
Sipas medias së shtetit “NOS”, numri i makave të cilat duhet të mblidhen mbrapsht është afërisht 600,000 maska.
Gjithashtu Ministra ka deklaruar se “dërgesës së rradhës do t’i bëhen më shumë testime mbi cilësinë”.
Deri më tani, në Holandë janë raportuar 9,800 raste të konfirmuara me coronavirus dhe 632 viktima.