English

Holanda shprehet skeptike për integrimin e Shqipërisë në BE

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Holanda vazhdon të jetë skeptike për sa i përket hapjes së negociatave me Shqipërinë. Në takimin e Këshillit të Çështjeve Europiane, ku u diskutua për metodologjinë e re, ministri holandez për Evropën, Stef Blok tha se vendimi i Holandës do të varet nga raporti i Komisionit Europian.

- Advertisement -

“Sot u fol vetëm për prezantimin e metodologjisë së re që ka përgatitur Komisioni Evropian për kushtet për luftën kundër korrupsionit dhe për rendin ligjor. Por sot nuk kemi folur për hapjen e negociatave pasi na duhet së pari raporti i Komisionit Evropian atëherë do të shohim”, theksoi ministri holandez.

Ndërsa për ministrin gjerman për Evropën, Michael Roth, metodologjia e re është shpresë se BE do të mbajë premtimin për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Tashmë vendet anëtare të Bashkimit Europian duhet të marrin përgjegjësitë e tyre dhe kjo më jep shpresë se më në fund do ta përmbushin  premtimin tonën për çeljen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.  Dhe ne shpresojmë se do të japim një sinjal të qartë ndaj Ballkanit Perëndimor në mars”-theksoi  ai.

Roth theksoi se të dyja vendet kanë bërë progres në luftën kundër korrupsionit, kurse holandezi Blok u shpreh se Shqipëria ende duhet të ndryshojë disa gjëra dhe se drita jeshile do të jepet pas plotësimit të kushteve.

“Sigurisht që sot nuk ka dritë jeshile për dy vendet. Kur të plotësohen kushtet që kemi caktuar atëherë mund të jepet, ashtu siç kemi thënë për Maqedoninë e Veriut, ndërsa për Shqipërinë duhet ende të ndryshojnë disa gjëra”, theksoi ai.

Lexoni gjithashtu:

Ministrat e BE për Çështjet Evropiane diskutojnë hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe RMV

Ministrat e BE mbështesin ndryshimin e metodologjisë së pranimit për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?