English

Holanda ul limitin kombëtar të shpejtësisë për të luftuar ndotjen nga nitrogjeni

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Holanda është zotuar se do të ulë limitin e lejuar të shpejtësisë së automjeteve, në sajë të përpjekjeve për të luftuar ndotjen nga nitrogjeni.

- Advertisement -

Të mërkurën, Kryeministri Mark Rutte tha se limiti i shpejtësisë maksimale do të bëhet 100km/h nga limiti aktual prej 130km/h, dhe se do të zbatohej gjatë orëve të ditës.

Një ndër masat e fundit të ndërmarra nga qeveria për të trajtuar problemin e ndotjes nga nitrogjeni, i cili mbart gazra që kanë pasoja edhe më të rënda për mjedisin sesa dyoksidi karbonit.

Në maj, një gjykatë e lartë zbuloi se vendi kishte shkelur ligjin e BE-së për emetimet e nitrogjenit.

Për rrjedhojë, u kërkua ndalimi i menjëhershëm i aktiviteteve që shkaktojnë ndotje të lartë, duke përfshirë dhe disa projekte ndërtimi.  

Kryeministri Rutte tha të mërkurën se është e rëndësishme që projekte ndërtimi të rinisin sa më shpejt.

Një nga industritë që është prekur është dhe bujqësia për shkak të emetimeve të larta nga azoti.

Fermerët lokalë janë ankuar se kriza po i sulmon pa të drejtë dhe po i kthen me shpatulla pas murit.

Traktoret

Muajin e shkuar mijëra fermerë bllokuan trafikun përreth Hagës duke përdorur traktorët e tyre në kundërshtim me fokusin që i është dhënë ndotjes në sektorin e tyre.

 

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Çfarë mendimi keni për sulmet me bomba molotov ndaj institucioneve në protestën e opozitës?