English

Homazhe për ndarjen nga jeta të legjendës së basketbollit, Kobe Bryant

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ndarja nga jeta e basketbollistit Kobe Bryant ka tronditur të gjithë botën e sidomos dashamirësit e këtij sporti.

- Advertisement -

Duke e kujtuar si një ndër legjendat e epokës sonë qytetarë të thjeshtë, kolegë dhe artistë i kanë kushtuar homazhe ikonës së basketbollit, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident ajror së bashku me vajzën e tij 13-vjeçare.

“Ai ishte gjithcka sidomos në botën e sportit, Kobe është një emër për të cilin të gjithë kanë dëgjuar, ishte shumë i mirë në atë ç’ka bënte, ishte një njeri i mirë ka bërë shumë bamirësi, është një humbje shumë e madhe. Ai ishte gjithcka, një humbje e madhe”, thotë një fanse e tij.

“Vetëm kujtimet duke parë Kobe Bryant me Lebron James në vitet 2010 dhe në fillim të viteve 2000 me Paul Pierce kundër Celtics, vetëm kujtimet, ishte thjesht një person i shkëlqyeshëm. Ai qëndroi për mundin dhe përkushtimin e vështirë kushtuar të gjithë atletëve”, shprehet një tjetër qytetar duke kujtuar basketbollistin.

Foto e tij tashmë ka pushtuar bulevardin e Hollivood. “Kobe ne të duam, pusho në paqe” shkruajnë fansat e tij në rrugët e Los angeles.

E gjithë bota e basketbollit është sot në zi. Pak orë pas lajmit, lojtarët e NBA në ceremoni madhështore kujtuan figurën e Kobe Bryant i cili se bashku me Los Angeles Lakers ka fituar pesë kampionate duke u kujtuar si një nga basketbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, pikë referimi dhe idhull për shumë të rinj në të gjithë botën.

Në atletet e basketbollistëve shkruhej Rest in Peace Kobe”, pra “Pusho në paqe Kobe”.

Edhe mbrëmja e çmimeve Grammy u hap me një homazh kushtuar Kobe Bryant. Mbrëmja është për ty Kobe u shpreh pop star Lizzo teksa hapi eventin.

Edhe Alicia Keys me një version të këngës It’s so hard to say Goodbye i dha lamtumirën legjendës së basketbollit.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?