English

“Homeland Justice” hakëron kompaninë telefonike në Shqipëri: Morëm të dhënat

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Grupi iranian i hakerave  “Homeland Justice” ka deklaruar se ka sulmuar një kompani të telefonisë celulare që operon në Shqipëri.

- Advertisement -

Në njoftimin e publikuar në rrjetin “Telegram”, “Homeland Justice” pretendon se ka fshirë më shumë se 2 petabajt të të dhënave të rrjetit të telekomunikacionit dhe rrjetit të brendshëm të të gjitha kompanive të lidhura.

Hakerat deklarojnë se në ditët në vijim do të publikohen dhe të dhënat në lidhje me konsumatorët e kësaj kompanie.

“Misioni ka filluar. Kompania telefonike u hakerua nga Drejtësia e Atdheut. Injorimi i “paralajmërimeve tona humanitare” u kushtoi gjithë këtë politikanëve tuaj të korruptuar. Por mos u mashtroni. Kjo do të vazhdojë derisa ta pastrojmë plotësisht vendin nga terroristët.

Në këtë operacion, të marra së bashku, u fshinë më shumë se 2 petabajt të të dhënave të rrjetit të telekomunikacionit dhe rrjetit të brendshëm të të gjitha kompanive të lidhura, dhe të dhënat e rëndësishme do të publikohen së shpejti.

Ne kemi dashur vetëm të përcjellim një mesazh. Shpresojmë se ka funksionuar! Tashmë kemi vërtetuar se kthetrat e shqiponjës janë aty ku i përket harabeli”, shkruajnë hakerët në mesazhin e tyre.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?