Gjykata në Turqi dënoi sot me 18 vjet e pesë muaj burg pronarin dhe arkitektin e hotelit “Isias Grand”, i cili u shemb nga tërmeti i vitit 2023, ku humbën jetën 72 persona.
Pronari i hotelit Ahmet Bozkurt dhe arkitekti i tij Erdem Yilmaz u dënuan, ndërsa djali i Bozkurtit Mehmet Fatih u dënua me 17 vjet e katër muaj burg, raportoi BBC.
Të tre u dënuan për “shkaktim të vdekjes ose plagosjes së më shumë se një personi nga pakujdesia”.
Një ekip shkolle volejbolli nga Qiproja veriore e kontrolluar nga Turqia dhe një grup guidash turistike po qëndronin në hotelin, i vendosur në qytetin juglindor të Adiyaman, në kohën e tërmetit të 6 shkurtit të vitit të kaluar.
Kryeministri qipriot turk Unal Ustel tha se dënimet ishin shumë të buta dhe se autoritetet do të apelonin.
Një grup prej 39 personash, duke përfshirë djem dhe vajza, mësues dhe prindër nga Kolegji Turk i Arsimit në Famagusta, kishin udhëtuar në Adiyaman për një turne volejbolli kur tërmeti goditi atë pjesë të Turqisë.
Prej tyre mbijetuan vetëm katër prindër, të cilët arritën t’i nxjerrin nga rrënojat dhe 35 të tjerë vdiqën, mes të cilëve të gjithë fëmijët.
LEXONI GJITHASHTU:
- Tërmeti në Turqi, Erdogan: Brenda vitit do rimëkëmbim të gjitha vendet e rrënuara
- Tërmeti në Turqi, AFAD: Mund të rritet niveli i ujit në brigjet e Mesdheut