English

Hovenier: Vështirë të them nëse jemi afër shtensionimit në Veri

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, tha se e ka të vështirë të përgjigjet nëse është afër të arrihet shtensionimi i situatës në veri.

- Advertisement -

Këtë deklaratë Hovenier e bëri një ditë pasi zyrtarë nga Kosova dhe Bashkimi Evropian thanë se kanë arritur pajtim për hapat e parë drejt uljes së tensioneve.

“Çfarë mund të them nga perspektiva e SHBA-së është se kjo është shumë e rëndësishme dhe mund të përsëris atë që e kemi thënë shpesh, e që është se shpresojmë që të shohim një shtensionim të plotë në veri. Ne duam që t’i kthehemi punës që vërtetë është e rëndësishme, në mënyrë që të shohim zbatimin e plotë nga të dyja palët të Marrëveshjes së Ohrit. Kjo nënkupton shmangien e krizave të reja që pengojnë përpjekjet tona që kjo marrëveshje shumë e rëndësishme dhe strategjike të zbatohet”, tha Hovenier gjatë një konference në Pejë.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, dhe i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, më 10 korrik u takuan në Bratisllavë. Ata thanë se kanë arritur pajtim për hapat e parë drejt shtensionimit, por asnjë nga zyrtarët nuk tregoi se për çfarë saktësisht janë pajtuar.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?