English

Humb jetën mjeku italian që dha intervistë për Euronews

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një mjek 57-vjeçar në Itali, i cili punonte në spitalin e Kodonjos, ku dhe ishte infektuar me coronavirusin COVID-19, ka humbur jetën ditët e fundit.

- Advertisement -

Marcelo Natali u shtrua në Kremona dhe u transferua në Milano pasi pati pneumoni në të dy mushkëritë.

Në një nga intervistat e fundit që dha para se të testohej me COVID-19, ai deklaroi për Euronews në Itali, siç mund ta shihni dhe në video, se kishte punuar edhe pa dorashka.

“Kanë mbaruar”, tha ai, duke shtuar që në Kodonjo dhe në Kazale, një qytezë fqinje, kishin 35 mjekë në total, dhe 14 prej tyre ishin në karantinë ose të shtruar në spital, që nga 28 shkurti.

“Nuk ishim të përgatitur për coronavirusin. Duke qenë mjekë në epokën e antibiotikëve, ishim të bindur që mjaftonte një ilaç për ta zgjidhur situatën”, tha ai.

Vdekja e Natalit u konfirmua nga përfaqësuesi i Federatës së Mjekëve të Përgjithshëm Italianë, që tha se edhe ai vetë vuante nga pneumonia në të dy mushkëritë, për shkak të coronavirusit.

“Është si luftë”, tha ai.

Paolo Pedrini, sekretarja rajonale e federatës, tha për Euronews se në provincën e Bergamos janë 600 doktorë në total, dhe 110 prej tyre janë sëmurë.

“Situata nuk është përmirësuar që nga shkurti. Kemi marrë maska, dorashka dhe asgjë tjetër. Maskat duhet të përdoren vetëm për gjysmë dite. Këtu i mbajmë një javë”, tha ai.

“Bëjmë shumë vizita nga telefoni, kur është e mundur, që të shmanget përhapja e virusit dhe gjithsesi të lidhemi me njerëzit që nuk kanë simptoma e që janë mbartës të virusit.”

Italia njoftoi dje se numri i vdekjeve për 24 orët e fundit kishte arritur në 475. Në total bëhen 2978 të vdekur, ndërkohë që 36 mijë janë infektuar dhe 4000 prej tyre janë shëruar.

Shumë vende europiane po hasin vështirësi për të gjetur dorashka, maska mjekësore si dhe pastrues duarsh me alkool.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?