Shkon në dy numri i të vdekurve nga COVID-19 në Shqipëri. Euronews Albania mëson se mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një 66-vjeçar nga Lushnja, i cili ishte i shtruar në Spitalin Infektiv në QSUT. Ai ndodhej në gjendje të rëndë, me frymëmarrje të drejtuar në reaminacion.
Sipas ministrisë së Shëndetësisë, 66-vjeçari nga Lushnja prej disa ditësh ishte i shtruar në shërbimin Infektiv, në gjendje të rëndë.
Bëhet me dije se pacienti vuante nga disa sëmundje shoqëruese si; insuficenca kardiake, edemë pulmonarë dhe insuficencë renale. Pak ditë më parë ndërroi jetë edhe një 73-vjeçare në Durrës, e cila vuante nga sëmundje të tjera shoqëruese.