English

Humbi jetën teksa punonte në Maltë, kush është babai shqiptar i 6 fëmijëve (Emri)

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari që jetonte në Ħaż-Żebbuġ, vdiq pasi një çati e një shtëpi e viteve 1920 në rrugën St Ignatius, ku ai po punonte, u shemb.

- Advertisement -

Një 31-vjeçar shqiptar i cili është dhëndri i viktimës mbeti i plagosur dhe pësoi lëndime të lehta. Balla, i cili ishte nga Librazhdi, prej dy vitesh jetonte dhe punonte në Maltë. Ai festoi ditëlindjen dhjetorin e kaluar dhe ishte baba i gjashtë fëmijëve, ku më i vogli është vetëm 12 vjeç.

Paraditen e së shtunës, një mur u shemb duke shkaktuar shembjen e çatisë, ndërkohë që dy punëtorët shqiptarë po testonin vendin për të parë nëse mund t’i rezistonte punimeve të planifikuara.

Ndërsa kompanisë iu miratua leja nga Komisioni i Planifikimit, ata nuk mund të fillonin ende punimet derisa të kalonte periudha e hetimeve. Pas shembjes, Autoriteti i Ndërtimit lëshoi një deklaratë duke thënë se punimet nuk ishin sanksionuar ende dhe kryheshin pa lejet e nevojshme.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?