Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në galerinë e kromit në Kalimash, ku një 37-vjeçar ka humbur jetën.
Sipas njoftimit të policisë i riu me inicialet S.L. ishte duke drejtuar një automjet trajler të ngarkuar me krom, ku për shkak të një manovre të gabuar, humbi kontrollin e automjetit. Kjo rezultoi fatale për të riun pasi automjeti ra nga një lartësi e për pasojë të dëmtimeve, i riu humb jetën në vendngjarje.
“Rreth orës 06:30, në Kalimash, shtetasi S. L., 37 vjeç, duke drejtuar një automjet trajler të ngarkuar me krom, dyshohet se për shkak të një manovre të gabuar, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka rënë nga një lartësi.
Për shkak të dëmtimeve, shtetasi S. L. ka humbur jetën në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”,-thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
- E rëndë! Humb jetën teksa punonte minatori 60-vjeçar në Bulqizë (Emri)
- “Grevë urie në 800 metra thellësi”, minatori: Mbi 200 grevistë duan ndihmë mjekësore