English

Hungarezët protestojnë kundër ndalimit të “paradës së krenarisë”

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Mijëra hungarezë protestuan sot në Budapest kundër ligjit që synon të ndalojë paradën vjetore të krenarisë së grupeve LGBTQ+, raporton “Reuters”.

- Advertisement -

Parlamenti, i dominuar nga partia Fidesz e kryeministrit hungarez Viktor Orbán, miratoi një ligj muajin e kaluar që ndalon paradën e krenarisë, me arsyetimin se ajo mund të jetë e dëmshme për fëmijët.

Ligji thotë se policia mund të përdorë kamerat e njohjes së fytyrës për të identifikuar njerëzit që marrin pjesë në një ngjarje dhe për të vendosur gjoba për pjesëmarrësit.

Orban i quajti “provokim” protestat e opozitës kundër ligjit të ri.

Një grup prej 22 ambasadash në Budapest, i cili nuk përfshin ambasadën amerikane, shprehu shqetësimin për ndalimin e paradës së krenarisë, për të cilën ata thanë se “rezulton në kufizime në të drejtën për tubim paqësor dhe lirinë e shprehjes”.

Organizatorët e paradës së krenarisë thanë se ngjarja nuk paraqet rrezik për fëmijët dhe se planifikojnë ta mbajnë atë pavarësisht ndalimit.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?