Hungaria ‘shpëton’ patriarkun Kirill nga sanksionet e BE-së

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kreu i Kishës Ortodokse Ruse i ka shpëtuar paketës së gjatë të sanksioneve. Patriarku Kirill, 75 vjeç, pritej të ishte mes shtetasve rusë të futur në listën e zezë.

Por në fund, Budapesti refuzoi të jepte konsensusin e tij me argumentin e lirisë fetare, duke shkaktuar zemërimin e vendeve anëtare dhe më shumë se një ligjvënësi evropian.

“Ky njeri, i veshur nën petkun e patriarkut, aktualisht është një bashkëpunëtor i Vladimir Putin, që plotëson dëshirat e tij dhe bekon masakrat e tij në Ukrainë. Ndaj e meriton të sanksionohet. Dënoj sjelljen e Viktor Orban dhe shantazhin e tij”. tha euro-deputeti gjerman i Partisë Popullore Europiane, Michael Gahler.

- Advertisement -

Kirill është një mbështetës besnik i presidentit Putin. Që kur nisi lufta në Ukrainë, ai ka përhapur propagandën e Kremlinit përmes predikimeve fetare.

Kjo është arsyeja përse sanksionet kundër tij u ngritën nga lilderët e BE-së në samitin e së hënës, por me një lëvizje të papritur, Hungaria e bllokoi vendimin gjatë takimit të ambasadorëve ditën e enjte.

Lëvizje që vjen pasi vetë kryeministri Viktor Orban bllokoi embargon totale të naftës ruse.

Tani Hungaria pretendon fitoren, duke deklaruar se luftoi një betejë të gjatë por të denjë.

“Hungaria luftoi një betejë të gjatë, por që ia vleu. Përjashtimi i naftësjellësve dhe ai i patriarkut Kirill nga sanksionet është në linjë me interesat kombëtare të Hungarisë”, deklaroi në Twitter Zoltan Kovaçs, sekretar i shtetit për marrëdhëniet ndërkombëtare.

LEXONI GJITHASHTU

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Orban: Ratifikimi i anëtarësimit të Suedisë në NATO nuk është urgjente

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, tha para Parlamentit të shtetit të tij të hënën se ratifikimi i anëtarësimit të Suedisë në NATO nuk është...

“Po të ishte vrarë polic i KFOR?”/Abilekaj: Si po tenton Vuçiç të bëjë Serbi në veri

Gazetari Enton Abilekaj tha në një intervistë për “Now me Erla Mëhillin” se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç po tenton të bëjë Serbi në veri...

Plagoset Milan Radojiçiç? Idro Seferi rrëfen detajet nga Beogradi

Një media boshnjake, Istraga.ba shkruan se nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiç është një nga të plagosurit e sulmit terrorist në Kosovë. Gazetari Idro Seferi raportoi...

TË FUNDIT

Ditmir Bushati: Qeveria shqiptare duhet ta shohë Serbinë me sytë e Kosovës

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati u tregua kritik lidhur me qëndrimin e Tiranës zyrtare ndaj Kosovës. Në emisionin Now në Euronews Albania Bushati bëri thirrje...

Samiti global i reduktimit të dëmeve nga duhani, ekspertët: Të rifreskohen politikat

Ekspertë të shëndetit publik nga 30 vende të botës janë mbledhur këtë të hënë në Athinë, ku po mbahet Samiti i 6-të i organizuar...

Sondazh

Si i vlerësoni qëndrimet e kryeministrit Kurti për situatën në veri të Kosovës? Kush ka të drejtë?
×