English

Hysamedin Feraj: Sfida më e madhe e Kosovës, realizimi i premtimit të deklaratës së Pavarësisë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Politologu z. Hysamedin Feraj, i ftuar në emision “Euronews Now”, ka folur për sfidat e Republikës së Kosovës përgjatë këtyre 12 viteve Pavarësi dhe më gjerë.

- Advertisement -

I pyetur nga moderatorja e emisionit se kush janë sfidat më të mëdha të Kosovës, z. Feraj ka thënë se sfida më e madhe është realizimi i premtimit që përmbahet në deklaratën e shpalljes së Pavarësisë.

“Sfida më e madhe e Kosovës është realizimi i premtimit që përmbahet në deklaratën e shpalljes së Pavarësisë. Sfidat e realizimit të sovranitetit të Kosovës si shtet, e të vetorganizimit të popullit shqiptar si shtet”, është shprehur politologu për Euronews Albania.

Ndër të tjera ai theksoi se përgjatë këtyre 12 viteve pavarësi, por edhe më parë Kosova ka përjetuar një politikë që i ka vendosur institucionet e shtetit, kundër shtetit të Kosovës.

“Gjatë këtyre 12 viteve, por edhe më parë Kosova përjetoi një politikë që i vendoste institucionet e shteti kundër shtetit të Kosovës sepse shteti përfaqësohet nga popullsia, territori dhe sovraniteti.

Ndërkohë që Kuvendi i Republikës së Kosovës, Presidenca e Kosovës dhe institucione të tjera të Kosovës filluan të cenojnë secilën prej tyre, të cenojnë territorin e tyre, të cenojnë popullsinë e Kosovës duke i pakësuar, duke i shtrënguar të largohet prej vendit, i cenuan edhe sovranitetin duke pranuar hapa prapa”, ka shtuar z. Feraj.

Ai ka theksuar se menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, Kushtetuta e vetë shtetit të Kosovës dhe politikat partiake e cenuan rëndë shtetësinë e Kosovës.

Sa i përket zgjedhjes së Albin Kurti si kryeministër i Kosovës, Hysamedin Feraj u shpreh se tek z. Kurti është parë nga njerëzit si njeriu që mund t’i ktheje dinjitetin Kosovës.

“Tek Albin Kurti njerëzit panë atë që kishin parë edhe më përpara, njeriun që mundet ta rindërtojë Kosovën edhe një herë dhe t’i kthejë Kosovës dinjitetin e shtetit”, është shprehur politologu z. Hysamedin Feraj.

“Presidenti z. Hashim  Thaçi ka folur për një marrëveshje përfundimtare mes Serbisë dhe Kosovës, e besoni dhe ju këtë?”, është pyetur z. Feraj nga moderatorja e emisionit.

“Unë e besoj që presidenti dëshiron çfarëdolloj marrëveshje që i siguron fitime private duke shitur pjesë të shtetësisë së Kosovës qoftë ky territor, popullsi ose sovranitet, edhe këtë e besoj sepse kam të gjitha evidencat e veprimtarisë së tij të deritanishme që kanë sjellë në këtë pikë Kosovën”, tha Hysamedin Feraj.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?