Ish-kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati nuk është paraqitur këtë të martë në Konferencën para Apelit pranë Dhomave të Specializuara në Hagë, e cila është mbajtur në lidhje me rastin e tij dhe të Nasim Haradinajt.
Mosprezencën e tij e konfirmoi edhe kryesuesja e Panelit të Apelit, e cila tha se qëllimi i kësaj konference para apelit ishte që t’u jepet mundësi të akuzuarve të ngrehin çështjet lidhur me ndalimin e tyre, përfshirë edhe gjendjen e tyre mendore dhe fizike.
Avokati i të akuzuarit Hysni Gucati, Jonathan Elystan Rees kërkoi të përditësojë të dhënat për shëndetin e klientit të tij, Hysni Gucantit në seancë private, raporton KosovaPress.
Ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj më 18 maj u shpallën fajtorë dhe u dënuan me nga 4 vjet e gjysmë burgim dhe gjobë prej 100 eurosh.
Ata ngarkohen me veprën penale për pengim të administrimit të drejtësisë.
LEXONI GJITHASHTU