Një 64-vjeçar në Shkodër është dhunuar me sende të forta nga dy persona, pas një konflikti në lidhje me vendosjen e shezlongëve në një hapësirë në plazhin e Velipojës.
Gazetari i Euronews Albania në Shkodër Teodor Gjerga raportoi se dy personat tashmë të shpallur në kërkim S. M dhe Z. M kanë ndaluar shtetasin Sami Hoxha, që po udhëtonte në drejtim të qytetit të Shkodrës.
Ata i kanë zënë rrugën me makinë, e kanë nxjerrë nga automjeti, e kanë goditur me sende të forta dhe i kanë dëmtuar automjetin.
Shkak i sulmit dyshohet të jetë bërë shpërndarja e shezlongëve në Velipojë. Dyshohet se këta shtetas e kanë kërcënuar 64-vjeçarin për një hapësirë të zënë dhe më pas janë larguar në drejtim të paditur.
LEXONI GJITHASHTU: