Melisa Hoxhallari është vënë në pranga nga policia pas plagosjes së bashkëshortit nga ana e saj dhe të dashurit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Kundër Personit ndaluan shtetasen e shpallur në kërkim M. H., 29 vjeçe, pasi Gjykata e Fierit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
E shoqëruar nga avokati i saj, Melisa Hoxhallari ka dëshmuar para policisë se gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë e fshehur në Krujë ndërsa nuk ka dhënë asnjë detaj se ku mund të ndodhet i dashuri i saj Klement Beqaj, i cili është ende në kërkim.
Gazetarja Laureta Roshi tha në emisionin People në Euronews Albania se Melisa Hoxhallari u dorëzua në polici se i mungonte djali i mitur të cilin s’e kishte takuar që nga koha kur ishte në arrati.
“Ajo që e ka detyruar të vetëdorëzohet është malli për fëmijën, sepse ajo edhe kur ka kërkuar urdhrin e mbrojtjes dhe kur ka ngritur padinë e divorcit, e ka pasur me shumë merak që të ketë pranë fëmijën e saj. Është e drejta e saj si e rritur të shoqërohet dhe të ketë një bashkëjetesë të pranuar nga familja e saj. Procedurat e divorcit kur ka ndodhur ngjarja ndodhi kishin nisur, tani jemi në fazën e urdhrit të mbrojtjes, por sot ligjërisht ajo është bashkëshorte e 40-vjeçarit Hoxhallari”, tha gazetarja.
LEXONI GJITHASHTU:
- Zhduket luani i Fierit, policia heton pronarin: E gjeta në rrugë, por më ngordhi
- Zbardhet atentati me armë zjarri ndaj nënë e bir në Fier, arrestohet autori