English

I dënuar me 13 vite burg në Turqi, kapet në Muriqan 34-vjeçari

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Azat Oncel, një 34-vjeçar turk, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar ditën e enjte në Pikën Kufitare të Muriqanit. Ai rezulton i dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Sakarya, në Turqi, me 13 vjet e 2 muaj burg për akuzën e “Trafikimit të lëndëve narkotike”.

- Advertisement -

Autoritetet turke e kishin dënuar 34-vjeçarin për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike, dhe për këtë arsye ai do të ekstradohet në Turqi për të vuajtur dënimin e mbetur prej 10 vjetësh e 20 ditësh.

“Si rezultat i kontrolleve të intensifikuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, Policia Kufitare ka arritur të kapë shtetasin A.O., banues në Turqi, i cili ka qenë në kërkim ndërkombëtar për një periudhë të gjatë”, thuhet në njoftimin e policisë.

34-vjeçari pritet të ekstradohet në Turqi për të vuajtur dënimin e tij.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?