English

“I dënuar në Greqi”, PD kërkesë Prokurorisë për të hetuar kryetarin e bashkisë Mallakastër

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Partia Demokratike e Shqipërisë vijon betejën politike me maxhorancën dhe qeverinë e kryeministrit Edi Rama. Pas kryebashkiakëve të Shkodrës, Vorës dhe Vaut të Dejës, selia blu i ka kërkuar organeve të prokurorisë të verifikojë të shkuarën e kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj.

- Advertisement -

Në kërkesën e sekretarit të PD-së, Gazment Bardhi, drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme thuhet se “Qerim Ismailaj, ndodhet në kushtet e ndalimit për të kandiduar dhe për t’u zgjedhur në një funksion të lartë publik, për shkak se dyshohet se ka qenë i arrestuar/ndaluar në Greqi dhe se në periudhën 1999-2000 ndaj tij është marrë masa e dënimit dhe dëbimit nga autoritetet përgjegjëse greke”.

Më tej PD-ja pretendon se kryebashkiaku i Mallakastrës është me të shkuar kriminale. Bazuar në informacionet e saj, selia blu pretendon se “Qerim Ismailaj ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit për shkak se “pyetjeve nëse është ndaluar apo arrestuar ndonjëherë nga organet ligjzbatuese për kryerjen e një vepre penale, nëse është dënuar ndonjëherë nga autoritetet gjyqësore të huaja apo nëse ndaj tij është marrë ndonjëherë masa e dëbimit nga një shtet i huaj, rezulton se i është përgjigjur me JO”- theksohet në shkresën e PD, e cila mban firmën e z.Gazment Bardhi.

Në një deklaratë për mediat, kryebashkiaku Ismailaj tha se ishte i hapur ndaj çdo lloj verifikimi të mundshëm dhe se nuk ishte ndaluar ndonjëherë nga policia.

Pas denoncimeve të mëparshme të bëra nga ana e  Partisë Demokratike, dy kryetarët e bashkive nga radhët e Partisë Socialiste Vorë dhe në Shkodër humbën mandatin e tyre, ndërsa ish-kreu i Vorës Agim Kajmaku është shpallur në kërkim policor.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?