English

I dërgoi para babait që luftonte për ISIS, GJKKO dënon me 4 vjet burg Manollarin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me 4 vjet burg Muhamet Manollarin, i cili akuzohet për veprën penale “Financimi i terrorizmit”. Manollari akuzohet për dërgimin e parave për në Siri për të financuar organizatën terroriste ISIS.

- Advertisement -

Sipas hetimeve, babai i të pandehurit Muhamet Manollari, Mehdi Manollari është larguar në maj të vitit 2013 nga Shqipëria për në Siri, duke u bërë pjesë e organizatës “ISIS”, e listuar si organizatë terroriste nga Këshilli i Sigurimit të Organizatës të Kombeve të Bashkuara. Në nëntor të vitit 2016, Mehdi Manollari është futur në listën kombëtare të personave të shpallur për financim të terrorizmit.

Nga hetimet ka rezultuar se në nëntor të 2018-ës, i pandehuri Muhamet Manollari ka transferuar nëpërmjet një institucioni që ofron shërbime të transfertave monetare shumën prej 864 euro në favor të një shtetasi sirian, me qëllim për t’ia dërguar babait të tij Mehdi Manollari, i cili në atë kohë ndodhej në Siri dhe ishte pjesë e organizatës terroriste “ISIS”. Sipas SPAK, Mehdi Manollari besohet të ketë vdekur në vitin 2019.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?