English

Aleksandër Vuçiç anulon vizitat për Krishtlindje në Kosovë dhe Mal të Zi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar një takim me patriarkun e Kishës Ortodokse serbe Irinej dhe në fund të takimit ka dalë me një deklaratë për shtyp, në të cilën ka komentuar situatën e tensionuar në Mal të Zi dhe marrëdhëniet me Kosovën.

- Advertisement -

Kreu i shtetit serb u shpreh se nuk do ta zhvillojë vizitën e planifikuar në Mal të Zi me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse për shkak se kjo do të shkaktonte konflikt dhe se ai e respektonte pavarësinë dhe rendin kushtetues të Malit të Zi.

Vuçiç gjithashtu tha se ai nuk do të vizitojë as Kosovën për shkak se mund të arrestohet ngaqë siç u shpreh ai “njerëz të shtirur më kanë ngritur padi ngaqë thashë të vërtetën mbi Reçakun”.

Por si festohet kjo festë në disa vende të botës? Konkretisht, në Serbi në vigjilje të festës ndizen qirinj dhe në mënyrë simbolike digjen degët e lisit çka simbolizon ardhjen e Krishtit në botë.

Në Kroaci përgatitet një bukë e pasur me fruta brenda së cilës mund të gjesh edhe një qindarkë dhe ai që e gjen do ta ndjek fati i mirë.

Krishtlindja është festuar në mesnatë edhe në Kishën ortodokse në Rusi dhe në të gjitha katedralet e vendit. Për të dytin vit radhazi presidenti Putin ishte i pranishëm në Katedralen Shën Petërsburg ku dhe është pagëzuar.

Ishte kreu i kishës ortodokse Patriarku Kirill udhëhoqi meshën në mesnatë.Sipas traditës pas meshës festa vijon edhe gjatë ditës, ku njerëzit shkëmbejnë dhurata dhe ushqime.

Pas revolucionit të vitit 1917 Krishtlindja ishte e ndaluar të festohej në Rusi, ndryshimi nisi pas rënies së Bashkimit Sovjetik.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?