Ka mbaruar seanca për Albi Mecinin në Sarandë. Gjykata e Sarandës ka vendosur vijim të zbatimit të masës së sigurimit “Arrest në burg”.
Albi Mecini u paraqit mesditën e sotme nën masa të rrepta sigurie në Gjykatën e Sarandës si personi i dyshuar për rrëmbimin e Leonard Theodhorit dhe Fatmir Sulovarit, ngjarje kjo e ndodhur 4 muaj më parë.
Burime bëjnë me dije se i akuzuari Albi Mecini nuk ka folur fare në seancë.
LEXONI GJITHASHTU:
- NASA: Anija kozmike ruse la një krater 10 metra të gjerë në Hënë
- Gjyqi i Trump do të transmetohet ‘live’ në televizion dhe platformat online