Policia Kufitare, në Kapshticë bën me dije se ka goditur një rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi, ku janë sekuestruar 15.580, të cilat u gjetën në valishen e 30 vjeçarit, me inicialet L.S i cili ushëtonte me autobusë.
Sipas informacioneve, 30-vjeçari do të procedohet penalisht për mosdeklarim të të hollave në kufi.
“Sekuestrohen 15 580 euro. Procedohet penalisht poseduesi, i cili nuk i deklaroi në kufi, siç e përcakton ligji.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në bashkëpunim me FRONTEX-in dhe autoritetet doganore, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, në kuadër të kontrolleve të shtuara, në dalje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit të imtësishëm, në valixhet e shtetasit L. S., 30 vjeç (pasagjer në një autobus), banues në Manëz, Durrës, gjetën 15 580 euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar në kufi, siç e përcakton ligji.
Shuma e eurove u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Veprimet e mëtejshme procedurale u kryen nga strukturat hetimore të DVP Korçë, të cilat referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal për 30-vjeçarin.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë’.
LEXONI GJITHASHTU:
- Babai i 43-vjeçarit që vrau kunatën dhe veten: S’e kam prekur armën, i di rregullat
- “Migenën e kisha si vajzë”, e ëma e 43-vjeçarit që vrau kunatën: Landi s’punonte
- Elvana Gjata surprizon Marselën e vogël, familja Baka në Krrabë mbushet me dhurata