English

I gjithë vendi në karantinë, Rama: Javën tjetër, e gjithë Shqipëria do jetë si Tirana e Durrësi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri i vendit, Edi Rama në një tjetër komunikim live në Facebook ditën e sotme, bëri me dije se karantina do të vijojë edhe javën që vjen, madje të njëjtat masa shtrënguese me ndalim-qarkullim e gjithçka tjetër që janë aplikuar në Tiranë dhe Durrës gjatë kësaj jave, duke nisur nga java tjetër do të aplikohen në të gjithë vendin.

- Advertisement -

“E gjithë Shqipëria do të jetë javën tjetër si Tirana dhe Durrësi. Durim, durim dhe do t’ja dalim e do ta mbajmë mend këtë film horror si një eksperiencë të jashëtzakonshme që do na bëjë më të fortë”, tha kreu i qeverisë.

Kryeminisri bëri me dije se thirrjes së qeverisë për të shërbyer vullnetarë në vijën e parë të luftës me armikun  i janë përgjigjur 497 mjekë dhe 617 infermoireë, çka sipa tij është përgjegjësi dhe patriotizëm.

Ai shprehu mirënjohjen dhe premtoi se të gjithë vullnetarët do të marrin një bonus, ashtu si edhe mjekët që sot janë në vijën e parë të luftës me sëmundjen të  cilëtdo të marrin bonusin shtesë 1 mijë euro mbi rrogën duke nisur nga muaji mars.

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi sot 42 raste me COVID-19 në vendin tonë, nga të cilët 26 në Tiranë. Dy prej të prekurve janë mjekë. 

Mund të lexoni gjithashtu:

COVID-19, Edi Rama ashpërson masat: Strukturat spitalore private në dispozicion të shëndetësisë

Edi Rama paralajmërim të ri tregtarëve abuzues: Gjobë dhe mbyllje aktiviteti deri në 6 muaj

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?