English

“I keni ulur pensionet” – Balluku debat me Bardhin: Shikoni sa merr një mësues sot

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në seancën plenare të kësaj të enjteje, ku u diskutua nen për nen buxheti i vitit 2025, pati diskutime të forta mes mazhorancës dhe opozitës në lidhje me rritjen e pensioneve.
Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, tha se gjatë qeverisjes së Partisë Socialiste, pensionet nuk janë rritur asnjëherë, por janë ulur me 8% për shkak të inflacionit.

- Advertisement -

Përgjigjja nga mazhoranca Bardhit i erdhi nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, e cila mbrojti skemën e pensioneve, ku tha se një mësues i dalë në pension pas vitit 2014 merr më shumë para se sa një mësues i dalë në pension në kohën e qeverisjes së PD.

Pjesë nga debati:

Bardhi: Folët për pensionistët 6 muaj para zgjedhjeve. Na thoni sa është fondi për shpërblimin e pensionistëve për vitin 2025? Është zero!! Sepse filozofia juaj është mashtrimi. Ju nuk pyesni për ta. Edhe këtë fond të këtij viti e keni për mashtrim dhe e keni për vota. Sa ta kryeni këtë, paratë i çoni tek xhepi juaj. Ju, anëtarë të qeverisë, mungoni të shikoni se si jeni transformuar dhe kjo kuptohet se nuk jeni për qytetarët, por për interesin tuaj, për vjedhjen tuaj. Paratë i çoni për PPP, për tendera, i ndryshoni fondet çdo tre muaj. Pasi të vidhni, thoni: “Hajt të shikojmë çfarë ka mbetur dhe ndoshta mund ti japim ndonjë gjë pensionistëve.” Në 12 vitet e fundit, duke marrë parasysh inflacionin, i cili është 36%, del qartë se ju nuk i keni rritur pensionet, por i keni ulur me të paktën 8%.

Balluku: Shpreh keqardhjen time për mënyrën se si përdoret foltorja e parlamentit dhe si përdoret një target grup i cili ka kontribuar prej dekadash në këtë vend dhe përdoret thjesht për narrativë politike. Ju i keni pasur të gjitha në dorën tuaj për të ndryshuar skemën e pensioneve. Ju nuk keni dyfishuar asgjë, pasi pensionistët janë aty dhe diferenca mes skemës tuaj fantastike i ka lënë me gjysmë pensioni.
Referohuni fakteve të vërteta, merrni dy mësues, një që ka dalë në pension në vitin 2013, kur mbretëronit ju dhe mirëqenia juaj, dhe një mësues që ka dalë në pension pas reformës që bëri Partia Socialiste në vitin 2014. Dhe kjo i thotë të gjitha. Por ajo që i thotë për më tepër të gjitha është vota që pensionistët i japin Partisë Socialiste. Ne i mbajmë premtimet tona.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?