English

I kërkuar në Itali për trafikimin e 110 kg kokainë, arrestohet 39-vjeçari

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një 39-vjeçar, i cili rezultonte në kërkim nga autoritetet italiane është arrestuar nga forca Operacionale këtë të premte në Shëngjin.

- Advertisement -

Bëhet me dije se autorietet italiane i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” 39-vjeçarit, i cili akuzohet se në bashkëpunim me persona të tjera ka trafikuar 110 kg kokainë, nga Belgjika në drejtim të Italisë.

Në momentin e arrestimit, në Shëngjin, shtetasi Saimir Bilacaj kishte me vete dokumente ukrainase, të dyshuara të falsifikuara, të cilat ia sekuestroi Policia.

Policia bën me dije se vijon bashkëpunimi me homologët, për ta ekstraduar këtë shtetas, në Itali.

“Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe të shkëmbyera me partnerët në Itali, për vendndodhjen e një shtetasi shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, gjatë operacionit policor të koduar “Operacionalja 13”, kapi dhe vuri në pranga shtetasin S. B., 39 vjeç.

Autoritetet gjyqësore në Itali i kanë caktuar 39-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, pasi dyshohet së në bashkëpunim me të tjerë, ka trafikuar nga Belgjika, në Itali, 110 kg lëndë narkotike kokainë”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?