Më 11 korrik i është ndaluar hyrja në aeroportin e Rinasit, kreut të një grupi kriminal kinez, Liangbin Chen.
Me profesion programues, kinezi është në kërkim nga Interpol Pekini dhe akuzohet për mashtrim.
Ai tentoi të futen në territorin shqiptar me një pasaportë kamboxhiane.
Në Shqipëri, gjykata vendosi ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg” derisa autoritetet kineze të sjellin dosjen e ekstradimit.