Një grup shqiptarësh dhe italianësh janë përfshirë në një sherr, në San Felice a Cancello në zonën e Caser.
Mediat italiane, bëjnë me dije se sherri ka nisur pasi një një 36-vjeçar italian i kishte ngacmuar të dashurën 21-vjeçarit shqiptar.
Mësohet se fillimisht italiani e shqiptari kanë debatuar, por më pas konflikti i tyre ka degraduar deri konfrontim fizik.
Shqiptarit dhe italianit u kanë ardhur në ndihmë dhe persona të tjerë, ku dy grupet janë përleshur me gurë dhe shkopinj, shkruajnë mediat italiane.
Karabinierët arritën menjëherë në vendngjarje, ku vunë në pranga dy shqiptarët dhe dy italianët.
Të 4 të arrestuarit priten të marrin dënimin.
LEXONI GJITHASHTU: