Array

Godole: Kandidatët e rinj po penalizohen, do të përfitojnë ”ujqërit” e zonës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Drejtorja e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë, Jonila Godole tha se vonesat në nxjerrjen e listave të kandidatëve nga secila parti penalizon kandidatë e rinj, të cilët presupozohej të sillnin frymën e re në këto parti, dhe favorizon ata kandidatë të vjetër që vendosen gjithmonë në pjesën e sigurt të votës.  

“Unë shoh një vonesë me llojin e fletës së votimit dhe problemi është lista e kandidatëve. I mëshohet idesë për kandidatë të rinj që të sjellin një lloj freskie, që nuk kanë preferencë partinë, por që sjellin një frymë të re.

Kandidatëve të rinj në mënyrë të padrejtë iu lihet shumë pak kohë, do marrin shumë pak vota dhe nga kjo përfitojnë ata që janë ”ujqërit e zonës”. U trumbetua si një hapje e listave, por edhe të rinjtë që do të futen aty do penalizohen nga mungesa e kohës”, tha znj. Godole

Sipas saj, fakti që njerëzit priren të votojnë partinë dhe jo kandidatët lidhet me faktin se njerëzit e kanë të qartë se si zgjidhen kandidatët në listat e partive, ndaj nuk kanë shumë besim.

“Tregon se ne jemi shumë të fokusuar tek partia, sepse kandidatët tanë janë pa ngjyrë dhe fytyrë në përgjithësi, sepse listat dalin shumë vonë dhe për shkak të mungesës së demokracisë së brendshme të partive. Populli e di si zgjidhen kandidatët. Sa më shumë themi që listat të jenë cilësore, aq më pak janë të tilla”, u shpreh znj. Godole.


Etiketimet

6 të vdekur dhe 1562 të reja me COVID-19

Gjashtë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa janë konfirmuar 1562 raste të reja me virusin. Infektimet e...

Danimarka planifikon heqjen e çdo mase kundër COVID

Danimarka planifikon të heqë kufizimet kundër COVID-19 më 1 shkurt. Ky vendim vjen në një kohë kur në vend konfirmohen shifra të larta infektimesh çdo...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER