Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu ka reaguar me anë të një postimi në faqen e tij në Facebook lidhur me një ngjarje mashtrimi. Ai shkruan se një mik i tij, biznesmen ka rënë pre e një mashtrimi ku disa shtetas të cilët i cilëson të panjohur për të, kanë përdorur emrin e tij për t’i marrë para.
Kryebashkiaku Ndreu tha se para disa ditësh e ka denoncuar këtë situatë dhe tashmë është bërë e mundur kapja e autorëve nga ana e Policisë Lezhë.
Në reagimin e tij Ndreu gjithashtu bën thirrje që nëse ka persona të tjerë që kanë rënë pre e këtij mashtrimi, të denoncojnë në polici.
“Një mik, biznesmen nga Lezha, ka rënë pre e një mashtrimi, ku disa shtetas, të panjohur për mua kanë përdorur emrin tim për t’i marrë para! Para ca ditësh ne e kapëm situatën, denoncuam dhe u bë e mundur kapja e autorëve nga ana e Policisë Lezhë! Nëse ka persona të tjerë që kanë rënë pre e këtij mashtrimi, ju lutem të denonconi në polici”, shkruan kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu në “Facebook”.