English

I përfshirë në kultivimin e drogës në magazinën e Selitës, arrestohet 36-vjeçari

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Policia në Tiranë ka ndaluar një shtetas me inicialet K.H., 36 vjeç, i cili është i dyshuar si i përfshirë në veprimtari kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, në zonën e Selitë.

- Advertisement -

Më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë arrestuar 7 shtetas dhe janë sekuestruar 193 bimë kanabisi të kultivuara në vazo, 100 bimë të thara të futura nëpër thasë dhe sende që shërbejnë për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave.

Komisariati i Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Policinë Shkencore, ka vijuar punën për identifikimin e shtetasve të implikuar në veprimtarinë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, në një magazinë në rrugën “Hamdi Pepa”.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Kujtojmë se Gjykata e Tiranës la në burg 3 nga 7 personat e arrestuar për magazinën e barit që u zbulua pak ditë më parë në zonën e Selitës në kryeqytet.

Arrest në burg u caktua për Erlind Tresën, Asqeri Likajn, mirëmbajtësin e godinës së Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe shtetasin Elvis Lala.

Ata u akuzuan për kultivim kanabisi të kryer në bashkëpunim, ndërsa personi që ka organizuar kultivimin e kanabisit, 46-vjeçari Sajmir Karaj u shpall në kërkim nga policia.

Për 3 punonjësit e OSHEE, të akuzuar për shpërdorim detyre dhe Reshit Tresën që jetonte  pranë vendit ku ishte kultivuar kanabisi, gjykata caktoi masën e arrestit shtëpiak.

Nga hetimet rezultoi se nga banesa 46-vjeçarit, që gjendej rreth 30 metra larg godinës ku ishte mbjellë kanabisi, nëpërmjet një tuneli janë lidhur tubacionet e ujit që  shërbenin për vaditjen e bimëve narkotike.

Hetimi zbuloi se nëpërmjet linjës së energjisë elektrike që furnizonte katin e parë të godinës, ku janë edhe zyrat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, u bë një ndërhyrje e paligjshme për të furnizuar me energji elektrike sipërfaqen, ku u gjetën 193 rrënjë kanabisi të mbjella në vazo që kishin arritur lartësinë nga 90 deri në 120 cm.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?