English

I përfundoi afati i paraburgimit, Gjykata e Posaçme lë të lirë Pëllumb Abeshin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjykata e Posaçme liron nga qelia ish-zyrtarin e ministrisë së Mjedisit Pëllumb Abeshi i cili mbahej në burg për inceneratorin e Tiranës, kjo pasi mbaruan afatet e paraburgimit për të.

- Advertisement -

68-vjeçari Pëllumb Abeshi u arrestua më 27 mars të vitit 2022 për shpërdorim detyre për inceneratorin e Fierit në cilësinë e kryetarit të Komisionit të Shpronësimit në Ministrinë e Mjedisit.

Për këtë proces ai u dënua me 4 vite burg, dënim të cilin e shleu më 10 janar. Megjithatë, ai vijoi të qendronte në burg pasi ndah tij u dha masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”,  për hetimet e nisura për inceneratorin e Tiranës.

Emri i Abeshit ishte mes 15 personave të tjerë për të cilët SPAK firmosi urdhër-arreste më 7 dhjetor 2023 sa i takon hetimit të nisur tre vite më parë për kontratën e koncesionit “Ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimi i vend depozitimeve ekzistuese, Tiranë”.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?