English

I qetë dhe i veshur sportiv, pamjet e plota kur Laert Haxhiu i dorëzohet RENEA-s

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Policia e Shtetit ka ndarë pamjet e plota kur është ekstraduar drejt Shqipërisë, i shumëkërkuari me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore, Laert Haxhiu.

- Advertisement -

Nga pamjet shihet teksa Forcat Speciale Renea kanë blinduar kufirin në Kakavijë dhe homologët grekë i dorëzojnë të shumëkërkuarin

32-vjeçari, Laert Haxhiu rezulton i dënuar me burgim të përjetshëm për një sërë veprash penale si: “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

“32-vjeçari është sjellë në Kakavije, në masa të larta sigurie, nga Policia greke dhe është marrë në dorëzim në Kakavije, nga Forcat Speciale “RENEA”, thuhet në  njoftimin e policisë.

Gjykata e Posaçme e dënoi me burg për jetë Laert Haxhiun në prill të vitit 2024. Ai u shpall fajtor për ngjarjen e ndodhur në Lushnjë në tetor të vitit 2017, ku mbetën të vrarë Jurgen Hoxha e Zamir Latifi dhe u plagosën dy të tjerë.

Po kështu, emri i Laert Haxhiut doli nga dëshmia e Artan Tafanit, që tregoi se grupi i Haxhiut ka organizuar disa vrasje dhe disa ngjarje të rënda kriminale që kanë ndodhur në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Korçë.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?