Euronews Albania ka siguruar një foto të re të Jani Aliajt i dënuar për vrasjen e Elton Çiços, i cili u arrestua në Greqi.
Foto e re e tij, ku shihet me flokë të gjatë është në kontrast të madh me imazhin që publiku e ka pasur deri tani ku ai paraqitej zakonisht pa flokë. Nuk dihet nëse janë flokët e tij të vërtetë apo një paruke.
Kujtojmë që Jani Aliaj është një personazh i njohur i botës së krimit i dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm, për vrasjen e Elton Çiços në zonën e ish-bllokut në Tiranë më 1 maj 2016. Dyshohet se hasmëria mes tyre kishte nisur që në Greqi, ku ndodheshin në të njëjtin burg.
“Departamenti i Policisë Kriminale, pas punës gjurmuese dhe sigurimit të informacionit, identifikoi vendndodhjen e Jani Alia, i cili fshihej në Athinë. Falë bashkëpunimit të ngushtë dhe shkëmbimit të informacionit mes Policisë së Shtetit dhe autoriteteve greke, Policia Greke finalizoi operacionin “IN TIME”, duke arrestuar këtë shtetas”,-thuhet në njoftim.
Arrestimi i tij në Greqi më 31 dhjetor erdhi pas një periudhë të gjatë ku ai ishte në kërkim ndërkombëtar.
“Departamenti i Policisë Kriminale, pas punës gjurmuese dhe sigurimit të informacionit, identifikoi vendndodhjen e Jani Alia, i cili fshihej në Athinë. Falë bashkëpunimit të ngushtë dhe shkëmbimit të informacionit mes Policisë së Shtetit dhe autoriteteve greke, Policia Greke finalizoi operacionin “IN TIME”, duke arrestuar këtë shtetas”,-thuhet në njoftim.
Ky ndryshim mund të aludohet që ishte në përpjekje për ta ndihmuar për t’u fshehur duke krijuar këtë identitet të ri në pamje.
Në bashkëpunim me autoritetet greke dhe Interpol-in pritet që Jani Aliaj të ekstradohet në Shqipëri për të vuajtur dënimin me burgim të përjetshëm.
Më 9 qershor 2023 apeli i GJKKO la në fuqi konfiskimin e 7 pasurive në emër të familjarëve të Jani Aliajt, nga të cilat katër njësi tregtare, dy sipërfaqe me ullinj dhe një vilë në Borsh, të cilat sot janë pronë e shtetit.
LEXONI GJITHASHTU:
- Policia Greke reagon pas arrestimit të shumëkërkuarit Jani Alia në Athinë
- Vrau Elton Çiçon në 2016, Apeli i GJKKO konfiskon pasuritë e Jani Aliajt