English

I vihet zjarri ambasadës suedeze në Irak, shkak djegia e Kuranit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Disa qindra persona bastisën selinë e ambasadës suedeze në Bagdad, duke kaluar muret e kompleksit dhe duke i vënë zjarrin ndërtesës.

- Advertisement -

Sulmi u bë në shenjë hakmarrjeje ndaj djegies së paralajmëruar të librit të shenjtë të Kuranit këtë të enjte në Stokholm.

Megjithatë, ajo që ra në sy gjatë bastisjes ishte edhe mbajtja nga protestuesit e flamujve dhe simboleve të klerikut shiit dhe liderit politik Muktada al Sadër.

Situata u normalizua pas ndërhyrjes së policisë irakene dhe zjarrfikësve, të cilët vunë nën kontroll zjarrin, që gjithësesi kishte përmasa të vogla.

Në reagimin e saj, Ministria e Jashtme suedeze deklaroi se stafi i ambasadës nuk ishte gjendur në rrezik dhe se mes tyre nuk kishte të lënduar. Gjithashtu, autoritetet në Stokholm thirrën për sqarim ambasadorin iraken.

Nga ana e saj, qeveria në Bagdad ka shpërndarë një deklaratë ku dënon sulmin, por pa shpjeguar se si lejoi avancimin e protestuesve drejt selisë diplomatike.

Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?