75 milionë lekë dyshohet të jetë motivi se përse Esmerald Balla vrau babain e tij Enver Balla 62-vjeçar dhe e hodhi në pus.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Shenavlash te Durrësit në fillim te muajit gusht me datën 13.
Sipas informacioneve të siguruara nga Euronews Albania i ati ka patur një kasafortë në brendësi të së cilës kishte 75 milionë lek të vjetra. Kasafortën e mbante tek dhoma e të birit ndërsa çelësin e saj e mbante vete.
I biri(autori) i kishte hapur me gur fresibel dy dalje nga pas ku për një kohë të gjatë merrte para. Ne momentin që babai ka dashur të marrë rreth 20 mijë euro për ti investuar tek shtëpia që po ndërtonin, ka konstatuar që mungonin lekët. Aty kanë debatuar dhe janë konfliktuar.
Te nesërmen ne 8.30-9 mëngjesit te 13 gushtit kanë dal bashkë dhe tek stani i tyre djali e ka qëlluar me pistolete. Me pas e ka transportuar tek një stan 1 km larg të vetit dhe e ka hedhur në pus.
Ka qenë pikërisht autori i vrasjes ai i cili ka shkuar më pas në polici ku ka bërë edhe denoncimin për zhdukjen e të atit.
Vlen të theksohet se krimi është i ngjashëm me vrasjen e ndodhur në të nëjtin fshat në muajin shkurt, ku tre fëmijët e familjes Meta, organizuan vrasjen dhe zhdukjen e kufomës së kryefamiljarit Pëllumb Meta.
LEXONI GJITHASHTU:
- E rëndë në Durrës! Djali vret babanë dhe e hedh në pus, e raporton të zhdukur
- Vrasja në Ferizaj|Osmani: Unë e bashkëshorti im s’kemi dijeni për motivin e ngjarjes