Zllatan Ibrahimoviç ka rikthyer besimin e tifozëve tek Milani. Fansa të shumtë të kuqezinjve me zor po presin që të shohin edhe një herë në aksion gjigantin suedez dhe të gjithë shpresojnë që ai të ketë të njëjtin rendimet si në sezonin 2010-2012.
Pas asaj humbjeje 5-0 në ndeshjen e fundit të vitit 2019 përballë Atalantës, morali në kampin e Milanit ra dhe u desh një si Ibra që tifozët të shohin situatën edhe një herë me optimizëm.
Në shkallët e ‘San Siro’, për ndeshjen e parë të 2020 përballë Sampdorias pritet që të jenë rreth 60 mijë spektatorë që presin të shohin edhe një herë Zllatan Ibrahimoviç të mbajë veshur fanellën me ngjyrat kuq e zi, këtë herë me numrin 21.
Ibra është aty, është gati dhe pritet që në ndeshjen e ditës së hënë të jetë në fushën e lojës që nga minuta e parë.
Sfida më e madhe për suedezin është t’u tregojë të gjithëve se 38 vitet që mban mbi supe janë thjesht një numër dhe mbi të gjitha ka detyrën e vështirë të shënojë shumë, po shumë gola.