I dyshuari për sulmin terrorist në New Orleans, i cili vrau 10 persona dhe plagosi të paktën 36 të tjerë, është identifikuar si 42-vjeçari Shamsud Din Jabbar.
FBI-ja konfirmoi më herët gjatë ditës së sotme se incidenti po trajtohet si një “akt terrorizmi” dhe se autori u vra pas sulmit, raporton BBC.
Të paktën 10 persona u vranë sot pasi një automjet përplasi një turmë njerëzish në rrugën Bourbon në New Orleans.
LEXONI GJITHASHTU:
- 10 të vdekur dhe 35 të plagosur/ Çfarë dimë për sulmin në New Orleans
- Makina u fut mes turmës që festonte Vitin e Ri në SHBA, sulmi cilësohet si terrorist