Kartëmonedhat e falsifikuara po identifikohen gjithnjë e shpesh. Të dhënat tregojnë, se në vitin 2021 kishte 5.4 kartëmonedha false për 1 mln prerje, ndërsa një vit më vonë ky numër zbriti në raportin 2.2 copë për 1 mln.
“Të dhënat e fundit tregojnë një rënie të konsiderueshme të numrit të kartëmonedhave të falsifikuara në qarkullim, ku për vitin 2022 numri total është vetëm 343 copë”, tha guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.
Elementet e shtuar të sigurisë në kartëmonedhat e reja dhe forcimi i ligjit kanë çuar edhe në uljen e numrit të prodhuesve apo përdoruesve të tyre.
Për të luftuar fenomeni në tregun e parasë, të tre institucionet kanë firmosur marrëveshje për parandalimin dhe mbrojtjen e monedhave nga falsifikimi dhe goditjen e mashtruesve në këtë fushë”.
LEXONI GJITHASHTU:
- Me pasaportë false, kanabis e 12 mijë euro të padeklaruara, arrestohet turku
- Sekuestrohen mbi 4 mln euro kartëmonedha false në Spanjë, 12 të arrestuar