Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është bashkuar protestuesve para godinës së Kuvendit.
Vetë Meta bëri thirrje thirrje për pjesëmarrje në protestë dhe nuk u pa në fillimin e saj, megjithatë, ish-presidenti vendosi që të vijë rreth 1 orë më pas.
Një punonjës policie është lënduar gjatë përplasjes me protestuesit e Partisë Demokratike.
Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati tha se koktejli molotov dhe shashkat e hedhura në drejtim të punonjësve të policisë kanë kapur pranë kokës një prej efektivëve duke i shkaktuar lëndime të lehta.
Efektivi është shoqëruar me ambulancë në spital, ndërsa policia është bërë gati për të kaluar në “planin B”.
Protesta e paralajmëruar nga PD para godinës së Parlamenti vjen pas asaj të mbajtur më 11 shkurt, e thirrur nga kryedemokrati Sali Berisha, ku në të mori pjesë edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Berisha kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama pas publikimit të skandalit me ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal.