Analisti Arben Meçe tha në një intervistë për Euronews Albania se Ilir Meta ka bërë terrorizëm politik.
Sipas tij nuk ka arsye se pse hetimi që SPAK ka nisur ndaj tij të marrë kaq shumë vëmendje.
Meçe deklaroi se Meta mund ta kalonte me qetësi këtë hetim.
“Në vend që Ilir Meta ta kalonte me qetësi e kaloi me një procedurë, duke agravuar dhe duke përdorur terma, së pari, bëri presion publik ndaj kryetarit të SPAK-ut dhe ky quhet terrorizëm politik,” – u shpreh analisti.
Sipas tij në politikë qëndrimi ndaj institucioneve është normal, por çfarë përbën problem është aksioni që ndërmerret në dëm të punës së institucionit.
LEXONI GJITHASHTU: