English

Ilir Meta paralajmëron tur takimesh: Deri në 2021 nuk synoj as kryeministrin as opozitën

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Përplasja politike është një nga shkaqet që Shqipëria ka humbur pikë ne raportin e “Freedom House”, por gjasat janë që kjo situatë e trazuar politike do të vijojë, të paktën për një kohë relativisht të gjatë. Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka njoftuar sot se do të nisë një tur takimesh në qytetet e vendit për të rivendosur atw që ai e quan si “vullnet i sovranit”.

- Advertisement -

“Por nga 2 marsi unë kam zbritur në shesh dhe do të vazhdoj shesh më shesh, në të gjithë Shqipërinë derisa të rivendosim vullnetin e sovranit në çdo institucion”, shkroi Meta në “Facebook”.

Këtë njoftim, Presidenti Meta e ilustroi me pamje nga protesta e dy marsit duke iu përgjigjur edhe akuzave politike. Meta shton se deri në 24 korrik 2021 kur skadon edhe mandati si President, nuk do të synojë as postin e kryeministrit dhe as të kryetarit të opozitës.

“Mos u lodhni kot me konspiracione! Jam Presidenti i Republikës dhe lider i sovranitetit dhe unitetit kombëtar, në mbrojtje të Kushtetutës, lirisë dhe demokracisë!
Ky është projekti im i vetëm deri në 24 korrik 2022! Nuk synoj, as për Kryeministër, dhe as për kryetar opozite deri atëherë”, pohoi ai.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?