Presidenti Ilir Meta komentoi tryezën për reformën zgjedhore ku është përfshirë mazhoranca dhe opozita duke thënë se si kusht i Bundestagut për anëtarësim në BE, ajo duhet të përfundojë sa më shpejt brenda 15 marsit që është vendosur si afat.
Megjithatë presidenti nuk shprehu shumë entuziazëm për ndikimin e saj në jetën e përditshme të vendit.
“Shqipëria më shumë ka vuajtur nga ndërhyrja e shtetit në zgjedhje, nga moshetimi i shkrimeve elektorale, shpesh herë dhe mbrojtja e tyre,” tha zoti Meta.
“Unë nuk ndërhyj në këtë çështje. Ta mbyllin sa më shpejt, por ka çështje të tjera shumë herë më të mëdha,” shtoi ai.
Gazetarja Ilva Tare e pyeti presidentin nëse do të kërkojë përmes LSI në tryezë ndryshimin e mënyrës së zgjedhjes së presidentit.
Z. Meta u përgjigj se ai kishte propozuar tashmë publikisht që presidenti të zgjidhej nga populli dhe tha se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme sa më shpejt për parlamentin, pushtetin lokal dhe presidentin.
A i duhet Shqipërisë ndryshimi i sistemit elektoral? – e pyeti kreun e shtetit Tare.
“Shqipërisë i duhen zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe sistem të vërtet parlamentar demokratik, pra lidhje të deputetëve me qytetarët,” u përgjigj ai.