Ndeshja Devolli-Labëria e zhvilluar këtë të diel është shoqëruar me incidente të shumta, ku tre tifozë janë shoqëruar në polici.
Anulim golash, kartona të kuq dhe humbja e një penalltie nga labët, ka shkaktuar trazira në lojë dhe stadium.
Një gol i anuluar nga anësori për Devollin si pozicion jashtë loje, ka shkaktuar reagimin e tifozerisë të cilët kanë goditur me mjete të forta anësorin, sipas pretendimit të tij, çka ka shkaktuar ndërprerje të ndeshjes për disa minuta.
Më pas, arbitri është bindur sërish për të vazhduar lojën. Pas një ndërhyrjeje të gabuar të mbrojtjes së Devollit, labët kanë fituar një penallti, por që nuk u kthye në gol.
Në këtë moment, lojtari që ka gjuajtur penalltinë, ka goditur një lojtar të Devollit i cili reagoi ndaj humbjes së penalltisë. Në fushë, gjatë trazirave është futur edhe një tifoz i Devollit.
LEXONI GJITHASHTU
- Reja para miqësores, komenton listën dhe kontratën: Do të flasim kur të mbarojë
- Reja grumbullon 22 lojtarë nga Superiorja për miqësoren me Katarin
- Altin Rraklli: Kombëtarja ka nevojë për një trajner shqiptar që jeton në Shqipëri