English

Incidentet në derbin Tirana-Partizani, arrestohen tifozët e dhunshëm

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit as kësaj here nuk kaloi pa incidente. Pak orë pas përfundimit të kryendeshjes së javës së 24-të të Superligës shqiptare, ku skuadra e bardhebluve arriti të triumfojë me rezultatin e thellë 5-1 kundrejt Partizanit, Policia e Tiranës bën me dije se ka vënë në pranga dy tifozë, ndërsa 9 të tjerë i ka proceduar penalisht për shkatërrim prone dhe për prishje të qetësisë publike.

- Advertisement -

“Më datë 28.02.2020, në orën 19:00, në stadiumin “Air Albania” u zhvillua ndeshja e futbollit ndërmjet skuadrave të Tiranës dhe Partizanit.Gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit janë kryer veprime të dhunshme nga tifozët, janë hedhur sendet të forta në fushën e lojës, janë dëmtuar stolat, si dhe janë futur në fushën e lojës gjatë zhvillimit të ndeshjes”, thuhet një njoftimin e policisë.

Tensione mes tifozëve dhe policisë pati edhe para fillimit të sfidës, teksa dy tifogrupet e ‘zjarrta’ të Partizanit dhe të Tiranës nuk pranuan të dorëzonin kartat e tyre të identitetit.

Policia thekson se hetimet po vijojnë edhe ndaj peronave të tjerë, të cilët sipas saj, janë bërë pjesë e veprimeve josportive  duke shkatërruar pronën dhe duke prishur qetësinë publike në ambientet e stadiumit “Air Albania”

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?